
LDK-ja dhe LV-ja harmonizojnë tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë
31 maj 2019
| 15:18
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca, sot kanë harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Hoti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe ka komunikuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, për të diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it.
“Në cilësinë e kryetarit të grupit më të madh Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Hoti fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/