LDK-ja dhe LV-ja prijnë me shpenzime për zgjedhjet e 6 tetorit (Dokument)
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar të martën raportin financiar se sa kanë harxhuar partitë politike për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas raportit financiar të publikuar nga KQZ-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar më së shumti të holla për fushatë. Kjo parti ka shpenzuar mbi 730 mijë euro. Pas LDK-së renditet Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shpenzuar mbi 451 mijë euro.
Si subjekti i tretë, i cili ka shpenzuar më shumti para në fushatë është koalicioni AAK-PSD. Ky koalicion ka shpenzuar mbi 346 mijë euro, pasuar nga PDK-ja me mbi 316 mijë euro.
Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar mbi 115 mijë euro, ndërsa Lista Serbe mbi 26 mijë euro.
Lista e partive dhe shumë që kanë shpenzuar për fushatë zgjedhore:
LDK: 730.146.87 euro
LV: 451.979.85 euro
AAK-PSD: 346.544.15 euro
PDK: 316.346.32 euro
Nisma-AKR-PD: 115.863.80 euro
Lista Serbe: 26.652.31 euro
Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha detajet e shpenzimeve nga partitë dhe kandidatët për zgjedhjet e 6 tetorit: http://www.kqz-ks.org/lajmet/kqz-publikon-dosjen-e-informimit-publik-per-subjektet-politike-dhe-kandidatet-e-zgjedhjeve-2019/.