LDK-ja dhe Vetëvendosje kërkojnë anulimin e vendimit për rritjen e pagave
01 mars 2018
| 10:53
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta anulojë vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.
Hoti në interpelancën për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar është në kundërshtim me disa ligje.
Po ashtu edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kryeministri që ta anulojë këtë vendim.