LDK-ja dhe Vetëvendosje lëshojnë seancën për gjenocidin
20 maj 2019
| 11:12
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit e Kosovës për gjenocidin serb.
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjoufca, ka thënë se kjo lëvizje dhe LDK-ja nuk do të qëndrojnë në një seancë të tillë.
Ata po kundërshtojnë idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë duke thënë se dënimi mund të bëhet edhe me ligjet aktuale.