
LDK-ja dhe Vetëvendosje mbledhin nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme
21 dhjetor 2018
| 16:11
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë, për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në arsyetimin e kësaj kërkese është thënë se kjo dokumenti i propozuar nga Qeveria është shumë problematike, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë. /Kosovapress/