LDK-ja dhe Vetëvendosje në sallë, mungon pozita
26 dhjetor 2018
| 11:33
As pas një ore nuk ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë që të niste në orën 10:00.
Në sallë kanë arritur më parë dy partitë më të mëdha opozitare LDK dhe Vetëvendosje, por që nuk shihet asnjë deputet i shumicës apo pjesëtar i kabinetit qeveritar, njofton “Klan Kosova”.
Në anën tjetër momente më parë ka nisur një takim tjetër mes të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesve të ekipit negociator.