LDK-ja dhe Vetëvendosje sot do ta dorëzojnë në Kushtetuese Ligjin për dialogun
15 mars 2019
| 11:09
Dy partitë më të mëdha në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje sot do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për dialogun, i cili është miratuar ditë më parë nga partitë në pushtet dhe partia tjetër opozitare, PSD-ja.
LDK-ja dhe Vetëvendosje pretendojnë se me këtë ligj është shkelur Kushtetuta, prandaj sipas tyre këtij dokument duhet t’i matet kushtetutshmëria nga organi më i lartë i drejtësisë.
Për këtë çështje, dy partitë opozitare në orën 14:00 kanë ftuar mediet në një konferencë të jashtëzakonshme.