‘LDK-ja do propozojë draft për Asociacionin’, Haziri: Duhet patjetër një dokument

07 korrik 2023 | 13:04

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri, e ka quajtur të domosdoshme hartimin e një draft-statusi për asociacionin.

Ai ka thënë se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira, ndaj ka bërë me dije se LDK-ja do të hartojë një draft-status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Albin Kurti.

“Politikanët e përgjegjshëm dhe të suksesshëm në nevojë marrin vendime të vështira. Kryeministrat e kanë për detyrë të ndërmarrin vendime të vështira. Kurti e ka pranuar se Asociacioni i komunave serbe do të zhvillohet. Duhet një dokument pavarësisht përmbajtjes së saj. Ajo do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi në kuadër të përvojave evropiane nuk duhet të jetë pengesë në republikën e Kosovës”,  ka thënë Haziri për “Euroonews.al”.

I pyetur nëse mendon se Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK-ja, nënkryetari Haziri është përgjigjur: “Zoti Kurti nuk ka pranuar asgjë që LDK-ja i ka ofruar. Ne i kemi ofruar platformën tonë negociatore dhe memorien dhe dijen institucionale që ne kemi në këto bisedime. Kemi thënë zgjidh e merr si në tavolinën suedeze. Ai nuk ka pranuar asnjë iniciativë të LDK-së, të opozitës së Kosovë, të kryeministrave, të BE-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë dhe vazhdon të mos prodhojë dokumentet e tij si kërkesë. Jam i bindur se zoti Kurti do i bëj dy hapa pas shpejt, por pasojat do të na lënë ne mbrapa”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, me 20 vota për dhe…