LDK-ja do të dalë e para
Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj, ka thënë se kjo parti e ka ofertën më të mirë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Ai ka theksuar se në qeverisjen e LDK-së do të ketë sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, forcim të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe vende të reja të punës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka thënë se LDK-ja do të dalë e para në këto zgjedhje.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor LDK-LV, por ka thënë se për këtë do të vendoset pas 6 tetorit.
Murtezaj ka treguar se koalicioni parazgjedhor LDK-LV nuk është arritur meqë LDK-ja ka qenë e interesuar që secila parti të garojë e vetme në zgjedhje.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)