LDK-ja do të diskutojë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, thotë Selmanaj
24 nëntor 2018
| 11:30
Sipas gazetës serbe “Kurir”, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij për të diskutuar me Listën Serbe rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt.
“LDK do të flasë me Listën Serbe dhe nëse votat e tyre janë vendimtare, pse të mos bashkohemi dhe të rrëzojmë qeverinë Haradinaj”, citon “Kurir” deputetin Selmanaj.
Ai tutje ka thënë se edhe pse do të ishte më mirë që kjo do të arrihej në bashkëpunim me partitë shqiptare, nëse kështu nuk mund të bëhet, atëherë Selmanaj nuk sheh asgjë të gabuar me bashkëpunimin me Listën Serbe, përcjell KosovaPress, raportimin e medias serbe.
“Ne jemi në rrugë për të diskutuar rënien e qeverisë me Listën Serbe”, u shpreh Selmanaj.