LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, shumë shpejt

12 maj 2020 | 09:06

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar zërat se mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik do të çojnë drejt ndarjes së partisë. Pavarësisht mosmarrëveshjeve në këtë subjekt, Haziri ka thënë se LDK-ja do të jetë edhe më e bashkuar se kurrë. Sipas tij, LDK-ja po bashkohet dhe do të paraqes shumë shpejt këtë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“LDK-ja do të jetë më unike së kurrë. LDK-ja po bashkohet dhe do ta demonstrojë këtë shumë shpejt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK-ja këtë unitet e ka betonuar më 3 gusht. Askush nuk guxon me thy. Dallimet na bëjnë më të fortë dhe të dallueshëm nga partitë e tjera”, ka thënë Haziri për lajmi.net.

Kujtojmë se brenda LDK-së ka qëndrime të kundërta sa i përket prishjes së koalicionit me LV-në dhe lidhjes së koalicionit të ri me AAK-në dhe Nismën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shën Luçias…