LDK-ja do të nis takimet me qytetarë dhe me biznese

10 shtator 2022 | 10:27

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese.

“Do të dëgjojmë secilin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave. Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja”, ka bërë me dije Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Departamenti për Rregullimin…