LDK-ja dorëzon kërkesën që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet të shtunën
30 prill 2020
| 17:05
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një deklaratë për media para ndërtesë së Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, për votimin e qeverisë së re me kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.
Ai ka thënë se kanë kërkuar që kjo seancë të mbahet në orën 13:00, ditën e shtunë.
/Epoka e re/