LDK-ja dorëzon në Kushtetuese komente lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit

08 maj 2020 | 14:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese komentet sa i përket masës së parakohshme që ka marrë kjo gjykatë lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Pas dorëzimit të komenteve, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se beson që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj final do t’i japë mundësi zhvillimit të demokracisë në vend.

“Së bashku me kolegët, Driton Selmanaj dhe Shkëmb Manaj dorëzuam komentet në emër të grupit parlamentar të LDK-së. Po ashtu edhe disa kolegë tonë deputetë kanë dorëzuar komentet individuale, lidhur me masën e parakohshme që ka marrë Gjykata për dekretin e presidentit”.

“Besojmë që do të kemi një gjykim të drejtë, dhe besojmë që gjykata do ti jep mundësi zhvillimit të demokracisë në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Më tutje, Gashi ka thënë se pas marrëveshjeve për koalicion me partitë janë në fazën finale të përfundimit të planit qeverisës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga…