LDK-ja dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë, Zemaj: Logjika e pushtetit të LV-së, kapja dhe politizimi i administratës
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Ligjin për zyrtarët publikë bashkë me ndryshim plotësimet e saj.
Ky ligji është dërguar në Kushtetuese nga deputeti Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie, Shkëmb Manaj.
Deputeti Zemaj ka thënë se Vetëvendosje është duke synuar ta kap administratën publike.
“.. një ligj i cili ka kaluar nëpër Kuvendin e Kosovës dhe i cili po ashtu ka qenë si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë më ndërhyrjen direkte në administratën publike, në logjikën e pushtetit të Vetëvendosjes për kapjen e zyrtarëve publikë dhe politizimin e skajshëm, i cili dëmton edhe administratën në tërësi, por e dëmton edhe ecjen e Kosovës drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Zemaj, duke shprehur besimin e plotë se Kushtetuesja do të merr një vendim, i cili është në plotni me Kushtetutën.
“LDK-ja mendon se nuk duhet të lejohet një administratë tërësisht e politizuar, sidomos një administratë në të cilën është investuar shumë që të jetë e pavarur dhe të ushtojë detyrat e saj sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është shprehur Zemaj.
Zemaj ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias.