LDK-ja e bojkoton seancën e Kuvendit
13 korrik 2018
| 11:12
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bojkotuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në emër të LDK-së, deputeti Armend Zemaj, ka thënë se nëse partitë në pushtet nuk e bëjnë kuorumin në Kuvendin e Kosovës brenda 30 minuta, deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.
“Kemi mbetur tek miratimi i rendit të ditës. Nëse nuk arrini t’i keni 61 deputetë të koalicionit në Kuvend ne do të presim 30 minuta, bëjeni kuorumin ne do të marrim pjesë në vazhdimin e seancë”, ka thënë Zemaj.