LDK-ja e PDK-ja thonë se do ta dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese
24 qershor 2024
| 13:48
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), raporton Ekonomia Online.
Ky paralajmërim u bë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndryshohet atëherë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura.
Ai e ka kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se ka tendencë të qeverisë për kontrollimin e mediave online.