LDK-ja shkarkon ish-kandidatin për kryetar të Mitrovicës
Kryesia e LDK-së në Mitrovicë e ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet e tjera të partisë, Armend Agolli.
LDK përmes një komunikate për media bën të ditur se Agolli dhe zyrtarja tjetër e partisë, Xhyljeta Motrina Imeri, kanë vepruar kundër qëndrimeve të partisë.
“Të njejtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri.
Të lartëpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së.
Të njejtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik.