LDK-ja e Vetëvendosje nuk morën pjesë në takimin me ambasadorët e Quintit

27 dhjetor 2018 | 11:56

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk u janë përgjigjur ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për ta marrë pjesë në takim me ambasadorët e vendeve të Quintit, ku të pranishëm kanë qenë edhe ekipi negociator, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë takim të karakterit koordinues është biseduar për fazën finale të dialogut me Serbinë. LDK-ja dhe Vetëvendosje, as dje nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torontos vijon të dominojë renditjen e Konferencës së…