LDK-ja emëron Besian Mustafën zëdhënës të partisë
01 nëntor 2018
| 11:08
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e fundit të kryesisë, ka caktuar Besian Mustafën për zëdhënës të kësaj partie.
Besian Mustafa ishte kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në Nju Jork.
LDK-ja pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun!
/Epoka e re/