LDK-ja është për dialog, por jo për këtë format

25 korrik 2018 | 08:25

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sali Asllanaj, ka bërë me dije se kjo parti nuk e mbështet formatin aktual të dialogut të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

“LDK-ja është për dialog, por jo për këtë format dhe është kundër udhëheqjes së këtij procesi nga presidenti Thaçi. Ky është qëndrim zyrtar dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Asllanaj në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”.

Ai ka vlerësuar se konsensusi politik për dialogun me Serbinë duhet të arrihet në Kuvend e jo përmes institucioneve të tjera.

Asllanaj ka theksuar se strukturat më të larta të LDK-së kanë pasur takime me faktorin ndërkombëtar, të cilit i kanë prezantuar qëndrimin e kësaj partie për dialogun.

Ai e ka quajtur të vështirë arritjen e këtij konsensusi për këtë proces por, sipas tij, nuk është i pamundur.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate dje ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike…