LDK-ja është përgjegjëse për dështim të koalicionit parazgjedhor
03 shtator 2019
| 08:59
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se fajtore për moskrijimin e koalicionit parazgjedhor në mes të LV-së dhe LDK-së është kjo e fundit.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar se propozimi i fundit i LV-së për LDK-në ishte i drejtë dhe i plotësonte kërkesat e LDK-së nëse ajo do të dilte partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurteshi është shprehur i bindur në fitoren e LV-së edhe pa koalicion parazgjedhor.
Madje, sipas tij, kjo lëvizje synon t’i marrë mbi 40 mandate në këto zgjedhje.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)