LDK-ja fajëson Qeverinë për shtrenjtimin e rrymës

18 janar 2022 | 14:09

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se mungesa e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe vullnetit për punë e Qeverisë do të rëndojë kuletën e qytetarit duke rritur çmimin e faturës së energjisë elektrike për 42 për qind.

Sipas tij, mosveprimet e Qeverisë e detyrojnë ZRRE-në t’i rrisë çmimet e energjisë. “Qeveria zgjodhi populizmin e linçimin në kohë zgjedhjesh lokale për të fituar ndonjë votë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar me furnizimin me energji elektrike i ka kushtuar 20 milionë euro të ndara për KOSTT-in, 20 milionë euro për importin e energjisë, dhe 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka deklaruar se shtrenjtimi i energjisë elektrike e dëmton edhe prodhimin vendor.

“Fjalët boshe të Qeverisë për rritje ekonomike po e rëndojnë kanë zero kuptim për prodhuesit vendor që po falimentojnë çdo ditë dhe qytetarët që mezi po arrijnë t’i ushqejnë familjet e tyre. Nuk duket që kjo qeveri ka një zgjidhje afatgjate për zgjidhjen e kësaj krizë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorina Mema ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet…