LDK-ja fillon përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në parti
15 mars 2019
| 15:29
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mbajtur sot mbledhje të kryesuar nga kryetari Isa Mustafa.
Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.
Në këtë mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.
“Po ashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/