![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/ldk-4.jpg)
LDK-ja fton qytetarët të votojnë pa u ndikuar
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë me dije se deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë shqetësim në lidhje me procesin zgjedhor.
Anëtarja e LDK-së, Ardita Dushi, në një konferencë u ka bërë thirrje votuesve që të mos ndikohet dhe të votojnë sipas rregullave të KQZ-së.
“LDK po e përcjell me kujdes procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi informata për ndonjë shqetësim serioz. Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm”.
“Falënderojmë institucionet e Kosovës që me përkushtim po angazhohen për të krijuar kushtet e favorshme që qytetarët të arrijnë në qendrat e votimit, por që edhe brenda vendvotimeve të ketë rend dhe rregull, sipas rregullave të KZQ-së. LDK-ja u bën thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës pa asnjë ndikim”, ka thënë Dushi.