LDK-ja i bën thirrje KQZ-së ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
22 janar 2021
| 19:00
Ardita Dushi, zëdhënëse e shtabit zgjedhor të LDK-së, i ka bërë thirrje KQZ-së ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për moscertifikimin të kandidatëve që janë të dënuar.
Ajo ka thënë se asnjë kandidat nuk është mbi ligjin.
“LDK- ja kërkon të respektohet vendimin Gjykatës Kushtetues, për LDK asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin”, ka thënë Dushi, raporton “EO”.
Më tutje, ajo ka thënë se kërcënimi ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka është i papranueshëm.