LDK-ja i çon emrat e kandidatëve në KQZ, Abdixhiku: Lista fituese!

11 dhjetor 2024 | 16:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Abdixhiku ka thënë se kjo listë tashmë është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në dhjetëshen e parë janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku Sadriu dhe Anton Quni, raporton Express.

“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur i futbollit Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka…