LDK-ja i dorëzon nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit
09 gusht 2019
| 16:23
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka treguar se kjo parti tashmë ka dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai ka thënë se seanca e 22 gushtit do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature.
Hoti ka kërkuar që zgjedhjet e reja të caktohen sa më parë që është e mundur.
“Sipas dakordimit të arritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë se Kuvendit, dje kemi dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së. Seanca e datës 22 do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë që është e mundshme brenda afatit kushtetues”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/