LDK-ja i ‘hakmerret’ LV-së për videot, tregon rritjen e çmimeve në qeverinë Kurti
18 tetor 2022
| 16:08
Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka publikuar një video, nëpërmjet së cilës kritikohet qeverisja e tanishme e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë video, paraqitet shtrenjtimi i produkteve të ndryshme, të cilat kanë ndodhur gjatë vitit të fundit.
Përveç kësaj, në video me ironi është thënë: “Ju prezantojmë me ofertën më të mirë të qeverisë për vitin e fundit”.
Kjo video e publikuar nga Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, vjen pak javë pas disa videove të publikuara nga LV-ja, ku sulmohen ish udhëheqësit e vendit.