LDK-ja i ‘kundërpërgjigjet’ me një foto deputetëve të Vetëvendosjes
18 dhjetor 2020
| 15:33
Përpjekja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta nxjerrë nga seanca zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj ka rezultuar pa sukses.
Si rrjedhojë nga thirrjet e deputetëve “jashtë, jashtë” është pamundësuar të mbahet seanca e Kuvendit, e cila është shtyrë për një ditë tjetër.
Pas këtyre zhvillimeve në Kuvend, LDK-ja ka reaguar me anë të një fotoje, të cilën në “Facebook” e ka publikuar deputetja Rrezarta Krasniqi.