LDK-ja i tha Kurtit: S’qëndrojmë në një qeveri që prish raportet me partnerët

23 prill 2020 | 08:52

Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se LDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket reciprocitetit. “Ka tri lloje reciprociteti që aplikohen në teorinë ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni në KTV.

Qeveria ka vendosur reciprocitet të plotë, ka vazhduar ai, duke thënë se “nuk është aq e thjeshtë si pretendohet të prezantohet në opinion çështja e reciprocitetit”.

“Në rrethanat ekzistuese, derisa Kosova nuk e ka përmbyllur procesin e shtetndërtimit, aplikimi i reciprocitetit të plotë nuk është i mundshëm”, ka thënë ai dhe i ka dhënë disa arsye.

Hyseni ka thënë se LDK-ja ka qenë e përkushtuar që qeveria Kurti t’i përmbushte ato “kërkesa minimaliste”. “LDK-ja ia ka bërë vazhdimisht me dije LV-së që tarifa duhet të hiqet dhe që të bëhet një listë me masa reciprociteit. E në vend se Kurti të pajtohej me të, atë papritur e shohim një ditë në konferencë për medie që del dhe flet për një heqje të përshkallëzuar të tarifës, e jo të plotë si kërkonte Uashingtoni”, ka thënë Hyseni.

Ai ka vazhduar se Kurti “në vend ta denjonte me përgjigje Mustafa, shkarkoi një ministër të LDK-së, pa asnjë konsultim paraprak, si ishte përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit”.

“Kurtit i është thënë qartë se, nëse nuk pajtoheni me kërkesat nga Uashingtoni, të cilat janë eksplicite, LDK-ja nuk mund të qëndrojë në një qeveri që prish raporte me partnerët strategjike të saj. Por, kjo do të ndodhte pas pandemisë. E Kurti u përgjigj me shkarkimin e një zyrtari të lartë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndodhur në Itali. Një paciente 23 vjeçare prej 55…