LDK-ja ia publikon Kurtit grafikat ku dëshmohet se sa do paguajnë qytetarët për rrymë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për propagandë në raport me rritjen e proklamuar ekonomike sidomos nga kryeministri Albin Kurti.
LDK-ja ka theksuar se rritja rekorde e çmimit të energjisë, po provohet të shpërfaqet si rritje e lehtë.
“Propaganda është mjet i këtij pushteti të paaftë. Rritja rekorde e çmimeve të energjisë, si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, u provua të shpërfaqej si një rritje e lehtë. Kryeministri, qeveria e tij, na dhanë dje grafika përplot; por i dhanë për vetëm 1200 kWh konsum. Madje mburreshin me rritje prej 30 për qind. Por s’vazhduan tutje këtë krahasim në përpjekje për të fshehur të vërtetën që s’fshihet dot në faturat e ardhshme”, ka njoftuar LDK-ja.
Kjo parti ka publikuar edhe disa grafika tjera ku sipas tyre pasqyrohet rritja enorme e çmimit të energjisë.
“Le të shohin qytetarët tanë pasqyrën e vërtetë që i pret për 1 vit rresht, nga fundi i këtij muaji deri në marsin e vitit 2023. Kushdo që ka paguar 90 euro deri dje, do të paguaj 130 euro sot; kushdo që ka paguar 100 euro do të paguaj 150. Kushdo që ka paguar 150 euro do të paguaj 240. Dhe këtu nuk përfshihen mbi 100 milionë euro të tjera, taksa tuaja, para tuaja, që do të digjen në subvencion të padrejtë”, ka njoftuar LDK-ja.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Propaganda është mjet i këtij pushteti të paaftë. Rritja rekorde e çmimeve të energjisë, si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, u provua të shpërfaqej si një rritje e lehtë. Kryeministri, qeveria e tij, na dhanë dje grafika përplot; por i dhanë për vetëm 1200 kWh konsum. Madje mburreshin me rritje prej 30 për qind. Por s’vazhduan tutje këtë krahasim në përpjekje për të fshehur të vërtetën që s’fshihet dot në faturat e ardhshme.
Ne po e vazhdojmë grafikën e tyre sot.
Le të shohin qytetarët tanë pasqyrën e vërtetë që i pret për 1 vit rresht, nga fundi i këtij muaji deri në marsin e vitit 2023. Kushdo që ka paguar 90 euro deri dje, do të paguaj 130 euro sot; kushdo që ka paguar 100 euro do të paguaj 150. Kushdo që ka paguar 150 euro do të paguaj 240. Dhe këtu nuk përfshihen mbi 100 milionë euro të tjera, taksa tuaja, para tuaja, që do të digjen në subvencion të padrejtë.
Kjo rritje, është pasojë e vonesës së reagueshmërisë së qeverisë. Është pasojë e mos vullnetit të tyre për të shpërndarë barrën njësoj; e mbi të gjitha, është pasojë e apetiteve të tyre për të vjelë tatime edhe më shumë. Secili prej jush, përveç se do të paguani çmimin më të shtrenjtë të rrymës në rajon, do të paguani dhe TVSh më së larti për çdo kWh.
Vendimi i ZRrE-së dhe i Qeverisë duhet të shfuqizohet sa më parë. Ai nuk është i drejtë, s’merr për bazë përballueshmërinë, e mbi të gjitha është diskriminues ndaj qytetarëve tanë.