LDK-ja kërkon nga Kurti që të raportojë për dialogun në Kuvend
07 shkurt 2023
| 13:57
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sërish ka potencuar se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen Kosovë-Serbi.
Nga kjo parti përmes një njoftimit për media kanë thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve si shtete të pavarura e sovrane.
Po ashtu LDK-ja kërkon raportim të kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut.
“Injorimi i institucionit të përfaqësueseve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, është theksuar në njoftimin e LDK-së.