LDK-ja kërkon nga Kurti ta heq taksën
11 mars 2020
| 16:13
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të hiqet taksa.
Ai ka thënë se për këtë çështje e ka mbështetjen e LDK-së. “ Heqja e taksës nuk është në kundërshtim me vullnetin e popullit”, është shprehur Gashi, duke shtuar se heqjen e taksës është duke kërkuar edhe partneri strategjik i Kosovës, Amerika.
Gashi ka thënë se gabimi më i madh që mund ta bëjë Kosova është të sillet kinse është faktor në Ballkan.
Më tutje, Gashi ka thënë se Kosovës i duhet unitet në raport me dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë