LDK-ja kërkon që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime ndaj ambasadorit Berishaj, Osmanit, Kurtit dhe Gërvallës

14 janar 2023 | 12:38

Deputetët e LDK-së Besian Mustafa dhe Driton Selmanaj gjatë një konference për medie kanë kërkuar që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt ku duket se janë të përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit.

Kërkesat e LDK-së është kjo: Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seancë plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit; Të shkarkohet menjëherë ambasadori Martin Berishaj; Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”.

Sipas LDK-së, nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojnë hetim nga prokuroria e shtetit për Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” se “është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën rreth 60.000…