LDK-ja kërkon që të mos mbahet seanca

07 mars 2019 | 11:33

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e cila është caktuar për sot me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë është paraparë që të diskutohet projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror, si dhe platforma e dialogut Kosovë-Serbi.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër. “Nuk duhet të diskutohet në këtë ditë. Kërkojmë që kryeministri ta tërheq kërkesën dhe ky debat të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi Në luftën e Prekazit u vranë 58…