
LDK-ja kërkon ratifikimin e demarkacionit dhe zgjedhje të reja
09 shkurt 2018
| 11:43
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për izolimin e vendit.
Shefi i këtij grupi parlamentar, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka thënë se kryeministri Haradinaj në periudhë rekorde e ka degraduar Kosovën.
Hoti ka theksuar se Kosova nuk ka qenë kur me e izoluar. Më tutje ai ka kërkuar që të votohet demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.