LDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Me këtë rast LDK-ja ka kërkuar edhe shkarkimin e Berishaj dhe po ashtu sqarim të secilit zyrtarë publikë që në fillet e shpërthimit të skandalit kishte garantuar dhe kishte marrë në mbrojtje Berishajn.
“Agjencia Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”.
“Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, ka shkruar në Lushaku-Sadriu në “Facebook”.