LDK-ja komenton letrën e zyrtarëve të lartë të BE-së për dialogun

18 dhjetor 2018 | 14:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar letrën që i është dërguar Qeverisë së Kosovës nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, komisionarja Cecilia Malmstrom, dhe komisionari Johannes Hahn.

Hoti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se vetëm një qeveri me legjitimitet qytetar mund ta udhëheq dialogun me Serbinë.

“Vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës me legjitimitet qytetarë mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë. Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që festat e fundvitit po afrojnë, Demi Rose po…