LDK-ja: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje me Serbinë që nuk e përmban njohjen

16 janar 2023 | 20:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë si dhe mbledhjen me kryetarët e degëve.

Ai ka thënë se në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut.

Abdixhiku ka thënë se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje me Serbinë që nuk e përmban njohjen.

“Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivan Ivanaj, nënkryetar i komunës së Tuzit përmes një shkrimi…