
LDK-ja krahason çmimet e vitit 2021 me ato aktuale: Gjithçka më shtrenjtë me qeverinë Kurti
27 shtator 2024
| 12:32
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021 me ato aktuale.
LDK-ja në faqen e saj në “Facebook” ka bërë krahasimin e disa çmimet e disa artikujve ushqimor, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë me qeverinë Kurti.
Në postimin e LDK-së është thënë se çmimi i bukës së bardhë ka qenë 35 cent në vitin 2021, derisa tani është 52 cent.
LDK-ja ka krahasuar edhe çmimin e qumështit, orizimit, sheqerit, miellit të grurit dhe druve të zjarrit.