LDK-ja kritikon ministrin Latifi: Gjashtë muaj dështim

22 maj 2022 | 13:33

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se rezultatet e vetme konkrete të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi janë “vetëm ardhje – vajtjet jashtë vendit”.

“Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit”, është thënë në reagimin e LDK-së të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rënien e një…