LDK-ja kritikon Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme
Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, sot ka drejtuar kritika të shumta ndaj Ministrisë se Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo Qeveri nuk e ka prioritet sektorin e shëndetësisë, duke shtuar se gjendja në këtë sektor vazhdon të jetë alarmante.
“Është nevojë imediate për reformë legjislative, të Ligjit për Shëndetësinë. Është nevojë imediate që të vijë në Kuvendin e Kosovës Ligji për Transplantin e Qelizave, Indeve dhe Organeve, sepse jemi dëshmitarë që pacientët kosovarë detyrohen të shkojnë në shtetet e regjionit dhe edhe më larg ku shpenzohen dhjetëra miliona euro”, ka thënë Rugova.
Ai ka ngritur edhe çështjen e policëve që, sipas tij, marrin pensione invalidore. “Kemi informacione të verifikuara që 200 policë që janë aktiv në Policinë e Kosovës marrin pensione invalidore. Ma gjeni një shtet në rruzullin tokësor që kjo ndodh – polici që duhet të jetë në gjendje të mirë mentale dhe fizike merr pension invaldior”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë ka folur edhe deputeti tjetër i LDK-së, Haxhi Abdyli, i cili po ashtu ka drejtuar kritika për ministrinë e Shëndetësisë, Uran Ismajli.
/Epoka e re/