LDK-ja kritikon programin e Qeverisë: Asnjë plan për integrimin e veriut

15 maj 2021 | 13:02

Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar programin e Qeverisë Kurti.

Shkëmb Manaj nga kjo parti ka thënë se në këtë program nuk është përfshirë asnjë masë konkrete për “shtrirjen e autoritetit të plotë të Qeverisë në veri të vendit” siç është paralajmëruar nga kjo parti.

Manaj tha se VV-ja trumbetonte sa ishte në opozitë për Veriun, ndërsa tashmë po ua paguan rrymën serbëve në veri.

“Kjo qeveri nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për veriun e Kosovës. LVV sa ishte në opozitë trumbetonte se në momentin që vjen në pushtet do të shtrinte autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Prandaj LVV t’u shpjegojë qytetarëve se cilat janë masat që i ka marrë.

Nuk ka përcaktuar asnjë masë për t’i mbështetur institucionet e sigurisë në këtë pjesë të vendit. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve të veri të vendit, pra të shqiptarëve. Ata kanë zgjedhur që të paguajnë rrymën për serbët në veri.

Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës, që nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. LDK vlerëson se nuk mund t’i qasemi kësaj çështje pas një dokument strategjik”, tha Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve…