LDK-ja kundër mocionin të AAK-së për dialogun

25 shkurt 2022 | 13:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka sugjeruar qeverinë që mos të fokusohet në çështjet teknike me Serbinë, por tek marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke.

Në debatin parlamentar për dialogun, Hoti tha se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër mocionin të iniciuar nga AAK-ja.

“Qeveria ka paqartësi të madhe në këtë proces karshi opozitës dhe qytetarëve, pasi është kthyer në çështje teknike të cilat mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciprok. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në këtë drejtim, pasi vetëm kjo është e rëndësishëm për të përmbyllur çështjet me fqinjët tanë verior”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se me qasjen e Qeverisë Kurti procesi i dialogut po kthehet në pikën zero

“Me këtë qasje po kthehen çështjen në pikën zero, po kthehemi në vitin 2013, nëse kthehesh në çështje teknike kthehesh në vitin 2013… Nuk dëshiroj të politizoj një çështje, por sikur janë harruar të pagjeturit”, ka thënë ai.

Krahas këtyre, Hoti ka thënë se qeveria nuk duhet të sjell vetën në situatë që të përballet me presionin ndërkombëtar.

“Qeveria nuk duhet të sjell vetën në situatë që të përballet me presion ndërkombëtar por të insistojë në qëllimin kryesor te dialogut dhe dialogojë me shumë me partnerët tanë se me Serbinë”, ka thënë ai, duke shprehur kundërshtimin për mocionin e AAK-së.

“Zgjidhje të madhe qojnë në kompromise të mëdha, ata që kërkojnë konferencë ndërkombëtare për të mbyllur procesin e dialogun me Serbinë në fakt e kërkojnë të njëjtën gjë sikur ata që kërkojnë shkëmbim të territoreve dhe lëvizja e kufijve qojnë në luftë”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ata që kanë harruar historinë romantike të Rita Orës,…