LDK-ja kundërshton projektligjin për çmimet tavan në produktet bazë
20 tetor 2022
| 11:26
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj është kundër projektligjit për çmimet tavan.
Ajo ka thënë se neni 10 i Kushtetutës e definon Kosovën si ekonomi e tregut të lirë.
“Mendësia juaj qeverisë është kundër fitimit”, ka thënë Bajrami gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo po ashtu e ka marrë shembull rastin e vendosjes së çmimit tavan për naftë, teksa ka thënë se nafta vazhdon ta ketë çmimin e njëjtë.
“I gjithë progresi shoqëror është ndërtuar mbi synimin e fitimit”, ka thënë Bajrami.
Përpos LDK-së, këtë iniciativë e kanë kundërshtuar edhe PDK-ja dhe AAK-ja.