LDK-ja lëshon seancën, shkak vonesa për nisjen e saj

03 tetor 2022 | 13:53

Grupi parlamentar i LDK-së ka lëshuar sallën e kuvendit pasi siç ka thënë shefi i grupit të kësaj partie, Arben Gashi është e paarsyeshme dhe e palogjikshme pritja e deputetëve të opozitës.

Ai ka thënë se në momentin që në sallë janë 61 deputetë, Kuvendi duhet të vazhdojë punën.

“Është shumë me rëndësi me kuptuar se Kuvendi merr vendime me shumicë. Kemi më shumë se katër orë kuorum për votim, dhe Kuvendi nuk po voton. Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe as të parlamentarizmit”.

“Është e paarsyeshme që ne të vazhdojmë të marrim pjesë në seancë duke marr parasysh këtë sjellje ku na pamundësohet që disa orë të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve duke pritur që kuvendi t’i bëjë 61 deputetë. E paarsyeshme dhe e palogjikshme. Momenti që kuvendi ka 61 deputetë, detyrë e kryetarit të kuvendit është që të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë lirë”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasan Mujaj Mendimi i filozofit amerikan i Shkollës pragmatike të…