LDK-ja: Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në gusht të vitit 2023
19 shkurt 2021
| 13:34
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke i kryer përgatitjet për Kuvendin zgjedhor, në të cilin do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
Kjo parti ka njoftuar se mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.
“Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues”.
“Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka njoftuar LDK-ja.