LDK-ja mblidhet sot në orën 16:00, Quni: Do ta shqyrtojmë letrën e Kurtit pastaj do të dalim me qëndrim

08 prill 2025 | 11:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë, e cila do të mbahet sot (e martë) duke filluar nga ora 16:00.

Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Quni për “RTV 21” ka deklaruar se pas takimit do të dalin me qëndrim publik rreth letrës së liderit të LV-së, Albin Kurti.

“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti e Egli kanë nisur të “zbusin” gjuhën e komunikimit,…