LDK-ja më 7 nëntor nis ‘turneun e ndryshimit’, Abdixhiku fton qytetarët në tubime

30 tetor 2024 | 11:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se më 7 nëntor nga Prishtinë, do të nisë “Turneun e Ndryshimit”.

Ai ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të nisin ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka ftuar qytetarët duke thënë: “Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë”.

“Të dashur qytetarë, zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme! Unë kam zgjedhur ndryshimin! Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë. Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’! Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë! Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.

May be an image of crowd and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lecce u rikthye ditën e djeshme të fitorja në Seria…